Gjimshiti para Champions: Të përgatitur për ndeshjen ndaj Shakhtar, kemi punuar për të rregulluar gabimet

gjimshiti para champions te pergatitur per ndeshjen ndaj shakhtar kemi punuar per te rregulluar gabimet
gjimshiti para champions te pergatitur per ndeshjen ndaj shakhtar kemi punuar per te rregulluar gabimet

Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti është titullar për ndeshjen e Atalantës ndaj Shakhtar Donetsk. Para fillimit të takimit, Gjimshiti u shpreh se skuadra është përgatitur dhe ka punuar në maksimum për të rregulluar gabimet.

“Shakhtar Donjetck ka lojtarë të rrezikshëm përpara, duhet të tregohemi të vëmendshëm dhe të mundohemi të bëjmë ndeshjen tonë. Pësojmë më shumë gola në krahasim me të kaluarën? E vërtetë, por po punojmë. Mundohemi të bëjmë më mirë duke korrigjuar gabimet, siç ka qenë gjithmonë në këto vite.

Në të vërtetë ka shumë ndeshje për të luajtur këtë vit me këtë format të ri të Ligës së Kampioneve, por çdo pikë është e rëndësishme nëse kërkon kalimin e turit. Me Arsenalin fituam një pikë të mirë, por kjo është një ndeshje tjetër, me vështirësi të tjera”, tha Gjimshiti.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co