Gjini kërkon të lejohen në sallë deputetët e pa përjashtuar, Spiropali: Ata që i pengojnë po kryejnë një akt të rëndë! Përplasen me Gardën dhe…

gjini kerkon te lejohen ne salle deputetet e pa perjashtuar spiropali ata qe i pengojne po kryejne nje akt te rende perplasen me garden dhe
gjini kerkon te lejohen ne salle deputetet e pa perjashtuar spiropali ata qe i pengojne po kryejne nje akt te rende perplasen me garden dhe

Pavarësisht tensioneve jashtë Kuvendit, puna në Kuvend vijon me deputetët e maxhoranës që kanë arritur të futen në sallë.

Deputeti Frrok Gjini ka kërkuar që pjesë e seancës të jenë edhe deputetët e opozitës të cilët nuk janë përjashtuar.

Kjo kërkesë është mbështetur edhe nga kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila ka vlerësuar edhe punën e gardës.

Gjini: Deputetë jo të dënuar është mirë tu krijohet mundësia të jenë prezentë në sallë. Të marrin pjesë në debat në Kuvend.

Spiropali: Duhet të jenë në Sallë. Ata që i pengojnë po bëjnë një akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës. Ata përballen me fyerje, janë vëllezër prindër bij të dikujt e nuk meritojnë të trajtohen në atë mënyrë. 

SEANCA E KUVENDIT – LIVE

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →