Shqiperia

Gjirokastër, i riu përplas të moshuarin me makinë, 64-vjeçari përfundon në spital

gjirokaster i riu perplas te moshuarin me makine 64 vjecari perfundon ne spital
gjirokaster i riu perplas te moshuarin me makine 64 vjecari perfundon ne spital

Një 64-vjeçar ka përfunduar në spital pasi është përplasur nga një makinë që drejtohej nga shtetasi F. S., 23 vjeç.

Raportohet se pas aksidentit drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në bulevardin “18 shtatori”, shtetasi F. S., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një 64-vjeçar, (këmbësor), i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts