Shqiperia

Gjithçka gati për zgjedhjet në Himarë, Celibashi: Përfundon shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit

gjithcka gati per zgjedhjet ne himare celibashi perfundon shperndarja e materialeve zgjedhore drejt qendrave te votimit
gjithcka gati per zgjedhjet ne himare celibashi perfundon shperndarja e materialeve zgjedhore drejt qendrave te votimit

Komisioneri i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi ka njoftuar se në Himarë ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore drejt Qendrave te Votimit në prag të zgjedhjeve të nesërme.

Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik  dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

Ai shtoi se në 4 gusht qytetarët do të kenë mundësi që nga ora 7:00 të ushtrojnë të drejtën e votës në 36 qendrat e votimit në Himarë.

“Përfundoi shpërndarja e materialeve zgjedhore nga Komisioni Zonal i Administrimit Zgjedhor, nr. 88, drejt Qendrave te Votimit.

Komisionerët e QV tërhoqën bazën materiale; kutitë e votimit, fletët e votimit, dokumentacionin e punës për komisionet zgjedhore, pajisjet e identifikimit elektronik (PEI) dhe kamerat monitoruese që vendosen në qendrat e votimit.

Ditën e dielë, #4gusht2024, 36 qendrat e votimit do të jenë gatshme për t’u hapur në orën 7:00, në mënyrë që qytetarët të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur Kryetarin e Bashkisë Himarë”, shkroi ai në X.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts