Bota

“Gjithçka u errësua! Gurët fluturonin mbi kokat tona dhe…”, plagosen shtatë gazetarë nga sulmet izraelite në një spital në Gaza

gjithcka u erresua guret fluturonin mbi kokat tona dhe plagosen shtate gazetare nga sulmet izraelite ne nje spital ne gaza
gjithcka u erresua guret fluturonin mbi kokat tona dhe plagosen shtate gazetare nga sulmet izraelite ne nje spital ne gaza

Shtatë gazetarë janë plagosur në një sulm ajror të kryer nga Izraeli në oborrin e një spitali në Gazan qendrore.

Gazetarët ishin mes qindrave që janë strehuar në tenda të improvizuara në mjediset e spitalit.

“Ata goditën tendën pa asnjë paralajmërim, ne po qëndronim në tendë si një grup gazetarësh në mënyrë paqësore pa asnjë terrorist në mesin tonë. Ne po përgatisnim kamerat tona dhe papritmas çadra u godit, gjithçka u errësua nga mbeturinat dhe gurët që fluturonin mbi kokat tona. Kishte edhe flakë”, tha Ali Hamad, një fotograf për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sulmet izraelite vranë 77 persona në Gaza në 24 orët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts