Taulant Seferi është aktivizuar me të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, përpara se të bashkohej me Shqipërinë U21. Më pas, sulmuesi luajti dy ndeshje me maqedonasit, për të veshur më pas fanellën e kombëtares së madhe kuqezi.
“Te Maqedonia kisha kaluar të gjitha grupmoshat e reja deri te ekipi A. Aty arrita edhe një rekord dhe të gjithë më donin me çdo kusht. Por, dëshira dhe ëndrra ime gjithmonë ka qenë fanella kuqezi dhe për këtë përzgjedhje që kam bërë jam shumë krenar.
Dua ta falenderoj Alban Bushin, i cili e ka marrë iniciativën, më ka lajmëruar në telefon, duke më dërguar ftesë për Kombëtaren e Shqipërisë dhe e ka bërë ëndrrën time realitet. Momenti kur më ka marrë në telefon ishte, kur isha në veturë duke udhëtuar së bashku me menaxherin tim dhe pa u menduar dy herë, i kam thënë ‘PO’ direkt”, – tha Seferi, në një intervistë të dhënë për “Podcast me Bujar Osmani”.
(J.S/BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co