Bota

“GJK duhet të ishte e qartë dhe e prerë me kohë në lidhje me mandatin e Xhaçkës”- Meta: Zgjedhjet në Himarë? Do të kemi të njëjtin qëndrim me PD

gjk duhet te ishte e qarte dhe e prere me kohe ne lidhje me mandatin e xhackes meta zgjedhjet ne himare do te kemi te njejtin qendrim me pd
gjk duhet te ishte e qarte dhe e prere me kohe ne lidhje me mandatin e xhackes meta zgjedhjet ne himare do te kemi te njejtin qendrim me pd



































Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë.

Sa i përket vendimit të sotëm të Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga Rama dhe se qëndrimet e saj duhet të  ishin të prera dhe të qarta me kohë.

“Konflikti i interesave është në nivelet me të jashtëzakonshme. Gjykata Kushtetuese është i kapur nga Rama-forma. Qëndrimet e saj duhet të kishin qenë të qarta dhe të prera me kohë” tha Meta.

Në lidhje me zgjedhjet në Himarë, ai theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës.

Ai shtoi se Partia e Lirisë do të mbajë të njëjtin qëndrim me Partinë Demokratike.

Lidhur më zgjedhjet në Himarë, duke të theksoj se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz.

“Gjithcka është bërë fakti i kryer, duke tentuar të marrë me dhunë bashkinë e Himarës. Eshtë e qartë që vendi është në momentet më të errëta të demokracisë dhe respektimin të shtetit ligjor pasi të gjithë e dimë që për të lejuar Belerin për të bërë betimin ishte e pamundur dhe për ta çuar në KQZ për t’i hequr mandatin ishte e mundur.

Në lidhje me bashkinë  e Himarës do të kemi të njëjtën qëndrim me PD” u shpreh presidenti i PL.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts