Bota

GJKKO e dënoi me dy vite burg, Fredi Beleri paralajmëron: Çështjen do ta ankimoj deri në Strasburg nëse…

gjkko e denoi me dy vite burg fredi beleri paralajmeron ceshtjen do ta ankimoj deri ne strasburg nese



































Fredi Beleri paralajmëroi se vendimin e GJKKO që e dënoi atë me dy vite burg për blerje votash do ta anikmojë deri në Gjykatën e Strasburgut nëse nuk gjen zgjidhje nga drejtësia shqiptare.

beleri

Deklarata e tij u bë nga aeroporti i Rinasit, ku është nisur drejt Athinës më pas drejt Strasburgut ku do të bëjë edhe betimin si eurodeputet.

“Do ta ankimoj në të gjitha hallkat e drejtësisë shqiptare, dhe po nuk gjeta të drejtën edhe në Strasburg”, tha eurodeputeti i zgjedhur nga qytetaret greke.

Beleri falënderoi drejtorinë e burgjeve që mori vendimin për ta liruar përkohësisht që ai të betohet se deputet i Parlamentit Evropian.

Vendimet e drejtësisë, ai i quan me dy standarde, ndërsa thekson se tashmë cdo gjë do ti kthehet normalitetit.

Deklarata para nisjes ne Greqi

Beleri: Po iki drejt Athinës për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të PE në Strasburg. Nesër atje ka vendime të rëndësishme. Besoj se që këtej e tutje do ti kthehem normalitetit.

Pyetje: Ju nuk u lejuat të betoheshit në Shqipëri, por lejoheni të përfaqësoni greket, cfarë do të thotë kjo?

Beleri: Për mua ka pasur dy standarde nga ana e drejtësisë dhe vazhdojnë akoma.

Pyetje: Cfarë qëndrimi do të mbani për zgjedhjet në Himarë

Beleri: Herët a vonë dëshira e sovranit respektohet. Më 4 gusht himariotet do ti japin akoma një përgjigje. Dëshira e tyre do respektohet dhe rezultati do pasqyrohet.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts