Gjykata e Posaçme ka lënë në burg shefin e Anti-Drogës në Durrës, Gazmir Preçin, i cili u arrestua disa ditë më parë për gjobë vënie.
Në deklaratën e tij para togave të zeza, ai është prehur se te lokali kishte shkuar sepse e kishte kërkuar pronari dhe se nuk e dinte që brenda në zarf kishte para.
“Nuk e dija fare se në pako kishte para. Kam shkuar vetëm se më ka kërkuar pronari i biznesit. Nuk e dija se kishte lekë brenda zarfit dhe në momentin e arrestimit kam kërkuar që pakoja të hapet në praninë e avokatit, gjë e cila nuk më është mundësuar“, ka thënë ai.
Kujtojmë se Preçi u arrestua pas denoncimi i pronarit të një lokali nate në Durrës. Shefi i anti-drogës i kishte kërkuar 20 mijë euro duke e shantazhuar në lidhje me disa punonjës që ishin të pasiguruar.
Preçi ka kërkuar masë më të butë sigurie duke thënë se “jam baba i tre fëmijëve”.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co