Avokati i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, në një postim në rrjet, aludon për lidhje mes një gjyqtareje të GJKKO-së me një të arrestuar dhe një kandidat burgu të kërkuar në Vjenë.
Postimi i Gjokutajt ngre dyshime edhe për një prokuror të SPAK që nuk vepron ndaj një skandali të tillë.
“Kush është një gjyqtare e GjKKO që na paska dalë në një telefon të sekuestruar në banesën e një të arrestuari, e që bëka pazare me një kandidat burgu gjoja të kërkuar në Vjenë dhe që merret me objekte që nuk ekzisojnë? Dava 500 mijë € thuhet!
Po kush është prokurori i SPAK që e paska dosjen dhe nuk vepron?
Puseta e Drejtësisë po hapet! Do qelbet Shqipëria por të paktën do të bjerë rehat!”, shkruan Gjokutaj.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co