Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo tha sot se gjuha e drunjtë standard nuk i shërben më as Shqipërisë dhe as shqiptarëve, duke iu referuar deklaratave të ambasadorit të BE në Tiranë Silvio Gonzato.
Bozdo shkruan se reforma në drejtësi, ku BE është financues shumë i rëndësishëm, po tregon qartazi se ka dështuar plotësisht dhe se po përdoret në shumë raste si kamzhik politik kundër opozitës.
Sipas tij, ka dhunë të përditshme të cdo segmenti shtetëror ndaj opozitës, ndaj atyre që kërcënohen me bukën e gojës, ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga qeveria.
POSTIMI I PLOTË
Ambasadori i BE-së në Shqipëri, zt.Silvio Gonzato, në reagimin e tij të sotëm për ngjarjet e djeshme në Kuvend, iu referua tre çështjeve të cilat detyrojnë moralisht opozitën t’i shmangë aktet e “dhunës”:
1. Sipas tij, arrestimi me proces të montuar politik i një deputeti të opozitës është “..një cështje tjetër..”, që s`ka lidhje me punën e Kuvendit, i cili sipas z. Ambasador, ka punë më të rëndësishme për të trajtuar…”.
Në fakt, reforma në drejtësi, ku BE është financues shumë i rëndësishëm, po tregon qartazi se ka dështuar plotësisht dhe se po përdoret në shumë raste si kamzhik politik kundër opozitës;
2. Sipas tij, Shqipëria “..është një demokraci funksionale..”, duke “harruar” se një vend aspirant për BE, në të cilin:
a. Opozita persekutohet dhe goditet politikisht çdo ditë,
b. Kushtetuta dhe ligjet shkelen haptazi;
c. Krimi organizuar mban peng qeverinë;
d. Që prej një dekade, zgjedhjet vidhen, manipulohet dhe se standardi i tyre është në përkeqësim drastic (OHDIR;
e. korrupsioni është përhapur në një masë te pakontrollueshme, në të gjitha nivelet e qeverisjes, si dhe,
f. Qeveria kontrollon të gjitha pushtetet, me përjashtim të krimit të organizuar.
nuk mund të jetë kurrë një vend me “..demokraci funksionale..”
3. “…dhuna nuk është zgjidhje..” -shprehet zt Ambasador. Por cfarë mund të thotë Ambasadori për dhunën e përditshme të cdo segmenti shtetëror ndaj opozitës, për dhunën e përditshme ndaj atyre që kërcënohen me bukën e gojës, për dhunën ndaj atyre që mendojnë ndryshe nga qeveria. Kjo është dhuna më e tmerrshme, më zhbërëse, që është instaluar plotësisht në Shqipëri, edhe me bekimin e ndërkombëtarëve që i dinë faktet, por heshtin për arsye që ata i dinë..”
Zt Ambasador, gjuha e drunjtë standard nuk i shërben më as Shqipërisë dhe as shqipëtareve. E vërteta po. Dhe ajo kërkon ndershmëri dhe guxim ta shprehësh!
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co