Gjykata e Hagës vendos kundër Izraelit, Netanyahu e cilëson vendim “të gënjeshtërt”

gjykata e hages vendos kunder izraelit netanyahu e cileson vendim te genjeshtert
gjykata e hages vendos kunder izraelit netanyahu e cileson vendim te genjeshtert

Gjykata e lartë e OKB-së ka thënë se pushtimi i territoreve palestineze nga Izraeli është kundër ligjit ndërkombëtar.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) tha se Izraeli duhet të ndalojë aktivitetin e vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor dhe t’i japë fund okupimit “të paligjshëm” të këtyre zonave dhe Rripit të Gazës sa më shpejt të jetë e mundur.

Në përgjigje, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se gjykata kishte marrë një “vendim të gënjeshtërt”.

Opinioni këshillimor i gjykatës nuk është ligjërisht i detyrueshëm, por ende ka peshë të rëndësishme politike. Kjo shënon herën e parë që GJND-ja jep një qëndrim mbi ligjshmërinë e debatit 57-vjeçar.

GJND-ja, me seli në Hagë të Holandës, e ka shqyrtuar këtë çështje që nga fillimi i vitit të kaluar, me kërkesë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së .

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →