Gjykata e Lartë regjistron kërkesën e Ervin Salianjit për pezullimin e dënimit me burg, pritet caktimi i datës së seancës nga relatori i çështjes

gjykata e larte regjistron kerkesen e ervin salianjit per pezullimin e denimit me burg pritet caktimi i dates se seances nga relatori i ceshtjes





































Gjykata e Lartë ka regjistruar kërkesën e deputetit të PD-së, Ervin Salianji, për pezullimin e dënimit të tij me një vit burg.

ervin salianji

Siç shihet edhe në dokumentin e mëposhtëm, GjL ka regjistruar kërkesën e demokratit, ndërsa është ende në pritje caktimi i datës së seancës kur do të shqyrtohet çështja.

Data e shqyrtimit të kërkesës do të përcaktohet nga relatori Sokol Binaj.

salianji gjykata e larte regjistron kerkesen

Salianji depozitoi kërkesën katër ditë pas dënimit me burg, ku kërkon pezullimin e vendimit të Gjykatës së Apelit, që e dënoi atë me 1 vit heqje lirie.

Në shkresë argumentohet ndër të tjera se pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit.

LEXO EDHE: DOKUMENTI/ Ervin Salianji kërkon pezullimin e dënimit me burg, zbardhet shkresa drejtuar Gjykatës së Lartë

“Në lidhje me cilësinë aktuale të deputetit, do i referohemi faktit që ende nuk ka një vendimmarrje të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve në zbatim të nenit 164 të K.Zgjedhor1, çka do të thotë që pezullimi i ekzekutimit është i rëndësishëm përveçse për vuajtjen e dënimit me burgim, por edhe për ruajtjen e mandatit të deputetit si një mandat që i takon popullit. Duke qenë se kërkuesi Ervin Salianji është zgjedhur deputet nga populli me mbi 10 mijë vota preferenciale në zgjedhjet e vitit 2021, zgjedhje këto të zhvilluara pas vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë (18.12.2019), vendim ky i lënë në fuqi me vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, është tregues i shkakut të veçantë që paraqet ky rast në kuptim të nenit 476 pika 1 të K.Pr.Penale. Besimi me votë që i ka dhënë populli, pavarësisht një vendimmarrje gjykate të dhënë më parë, është tregues i veçantisë që ka rasti objekt shqyrtimi, për më tepër që sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit”, thuhet ne shkresen drejtuar Gjykates se Larte.

kerkesa pezullimi burgu salianji

Ish-deputeti i PD që e cilëson dënimin të padrejtë dhe pa prova, ndaj kërkon pezullimin e vendimit, duke pretenduar se nuk i janë vënë në dispozicion aktet e dosjes dhe vendimit të Apelit, para se të burgosej.

Sipas tij Prokuroria dhe Gjykata kanë nxituar në ekzekutimin e vendimit, duke theksuar se duhet të pritej një herë zbardhja e vendimit apo rekursi në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë që ditën e djeshme (30 shtator) Parlamenti u njoftua për dënimin e formës së prerë nga Apeli i Tiranës, gjë që çoi edhe në humbjen e mandatit përfundimtar të deputetit.

SHKRESA

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →