Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiçin për krime lufte të kryera në komunën e Shtimes.
Gjykimi ndaj tij është zhvilluar në mungesë dhe ai është dënuar për krime që, sipas aktakuzës, janë kryer në periudhën janar-maj 1999, raporton Betimi për Drejtësi.
Në nëntor të vitit 2023 nisi gjykimi ndaj Aksiçit. Ky është rasti i parë i një gjykimi të tillë, pasi gjykimet në mungesë lejohen me Kodin e ri të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.
Sipas aktakuzës, që u ngrit majin e vitit të kaluar, Çedomir Aksiq, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, kishte urdhëruar dëbimin e banorëve të lagjes në pikën e quajtur “Kodra e Gështenjave”, vend midis fshatrave të Mulapolc, Reçak dhe Petrovë, në komunën e Shtimes.
Në aktakuzë thuhet se ata më pas kishin djegur shtëpitë e të dëmtuarave duke u shkaktuar kështu dëme morale dhe materiale.
Në vendin e quajtur “Lugu i Neshës”, në Petrovë të Shtimes, Çedomir Aksiç është akuzuar se e kishte ekzekutuar një person, familjen e të cilit paraprakisht e ndaluar.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, Aksiç kishte marrë pjesë në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës, në Reçak.
Sipas aktakuzës, Aksiç është i lindur në Shtime, por adresa e tij aktuale është në Serbi.
Ndryshe, sipas Kodit të Procedurës Penale gjykimet në mungesë parashihen të mbahen në rastet kur i akuzuari heq dorë vetë nga drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore.
Një gjykim i tillë mund të mbahet kur Prokuroria dhe Gjykata t’i kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, neni 303, gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues mban seancë dëgjimore për të përcaktuar përse i akuzuari mungon dhe për të vlerësuar çdo sqarim apo dëshmi, nëse i akuzuari ka vendosur vullnetarisht të mungojë në gjykim.
Aty thuhet, po ashtu, se për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues merr parasysh nëse janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta gjetur të akuzuarin.
Sipas aktakuzës, që u ngrit majin e vitit të kaluar, Çedomir Aksiç, së bashku me pjesëtarë të tjerë të forcave serbe, kishte urdhëruar dëbimin e banorëve të lagjes në pikën e quajtur “Kodra e Gështenjave”, vend midis fshatrave të Mulapolc, Reçak dhe Petrovë, në komunën e Shtimes.
Në aktakuzë thuhet se ata më pas kishin djegur shtëpitë e të dëmtuarave duke u shkaktuar kështu dëme morale dhe materiale.
Në vendin e quajtur “Lugu i Neshës”, në Petrovë të Shtimes, Çedomir Aksiq është akuzuar se e kishte ekzekutuar një person, familjen e të cilit paraprakisht e ndaluar.
Gjithashtu, sipas aktakuzës, Aksiç kishte marrë pjesë në vrasjen e Hajriz Brahimit, Hakin Muratit, Sabri Muratit, Arif Muratit, Ahmet Mustafes, Sadik Mujotës, Skënder Halitit dhe Hanumshahe Mujotës, në Reçak.
Sipas aktakuzës, Aksiç është i lindur në Shtime, por adresa e tij aktuale është në Serbi.
Ndryshe, sipas Kodit të Procedurës Penale gjykimet në mungesë parashihen të mbahen në rastet kur i akuzuari heq dorë vetë nga drejta për të qenë i pranishëm në shqyrtimet gjyqësore.
Një gjykim i tillë mund të mbahet kur Prokuroria dhe Gjykata t’i kenë shtjerrë të gjitha mjetet për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.
Sipas Kodit të Procedurës Penale, neni 303, gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues mban seancë dëgjimore për të përcaktuar përse i akuzuari mungon dhe për të vlerësuar çdo sqarim apo dëshmi, nëse i akuzuari ka vendosur vullnetarisht të mungojë në gjykim.
Aty thuhet, po ashtu, se për marrjen e këtij vendimi, gjyqtari ose kryetari i trupit gjykues merr parasysh nëse janë bërë përpjekje të arsyeshme për ta gjetur të akuzuarin./REL/