Bota

Gjykata Evropiane e Drejtësisë dënoi Hungarinë me 200 milionë euro, reagon Viktor Orban: E papranueshme! Plani “B” i BE nëse nuk e paguan

gjykata evropiane e drejtesise denoi hungarine me 200 milione euro reagon viktor orban e papranueshme plani b i be nese nuk e paguan

































Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban tha se vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të ndëshkuar Hungarinë për moszbatimin e politikës së përbashkët të bllokut evropian ndaj azilkërkuesve është i pabesueshëm dhe i papranueshëm.

orban

“Vendimi i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për të gjobitur Hungarinë me 200 milionë euro plus një milion euro në ditë për mbrojtjen e kufijve të BE-së është i egër dhe i papranueshëm. Emigrantët e paligjshëm duket se janë më të rëndësishëm për burokratët e Brukselit sesa qytetarët e tyre evropianë”, Orban ka shkruar në platformën “X”.

Dje, Gjykata e Drejtësisë e BE-së shpalli vendimin për dënimin e shtetit hungarez me 200 milionë euro për shkak se nuk zbaton politikën e përbashkët të bllokut europian ndaj azilkërkuesve.

“Hungaria është urdhëruar të paguajë një shumë të madhe prej 200 milionë euro dhe një gjobë prej 1 milionë euro në ditë vonesë për moszbatim të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë. Ky dështim, që konsiston në shmangien e qëllimshme të aplikimit të politikës së përbashkët të BE-së në tërësi, paraqet një shkelje të paprecedentë dhe jashtëzakonisht të rëndë të ligjit të BE-së”, thuhet në deklaratën e gjykatës.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Balazs Ujvari, tha se Komisioni do të kërkojë para nga Hungaria në intervale të caktuara, në të kundërtën Komisioni do ta zbresë shumën e specifikuar nga alokimet buxhetore të BE-së për atë vend.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts