Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, më mbledhjen e Këshillit për Legjislacionin, është shprehur se Gjykata Kushtetuese e ka gjetur mazhorancën në shkelje katër herë brenda dy muajsh.
Gjatë diskutimit për vendimet e Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e Kuvendit, Tatimin e Profesioneve të Lira dhe Ligjin për Komisionet Hetimore, Bardhi u shpreh se Kuvendi nuk është në një situatë normale.
Deputeti demokrat iu drejtua atyre socialistë duke i thënë se kanë përcaktuar rregulla shtypëse për opozitën në Kuvend, ndërsa theksoi se “duhet të kërkoni ndjese për bllokimi në komisioneve hetimore, dhe akoma me shumë, kërkoni ndjesë për reprezaljen që bëtë ndaj 30 mijë intelektualeve e dhe profesionist të lirë”.
Më tej ai tha se duhet menjëherë një iniciativë ligjore, që secilit prej profesionistëve të lirë t’i kthehen mbrapsht ato para që janë paguar.
“Mazhoranca po sillet sikur jeni në një situatë normale. Në fakt ky Kuvend nuk është një situatë normale. Në vetëm 2 muaj, Gjykata kushtetuese ka gjetur 4 herë këtë mazhorancë në shkelje.
Përcaktuat rregulla shtypës për opozitën dhe kërkoni ndjese për bllokimi në komisioneve hetimore. Dhe akoma me shumë kërkoni ndjesë për reprezalen që bëtë ndaj 30 mijë intelektualeve e dhe profesionist të lire.
Duhet menjëherë të kemi një iniciativë ligjore që secilit prej profesionistëve të lirë t’i kthehen mbrapsht ato para që janë paguar për shkak të një ligji antikushtetues. Çdo akt zvarritje do të ishte i turpshëm”, tha Gazment Bardhi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co