Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhër-arrest ndaj Netanyahut, reagon Shtëpia e Bardhë: SHBA kategorikisht kundër vendimit

gjykata penale nderkombetare leshoi urdher arrest ndaj netanyahut reagon shtepia e bardhe shba kategorikisht kunder vendimit







































Uashingtoni ka hedhur poshtë kategorikisht vendimin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare për të lëshuar urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Yoav Gallad, tha sot një zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

netanyahu

“SHBA kundërshton me forcë vendimin e Gjykatës për të lëshuar urdhër-arreste kundër zyrtarëve të lartë izraelitë. Ne mbetemi thellësisht të shqetësuar për nxitimin e Prokurorit të Përgjithshëm për të kërkuar urdhra arresti dhe gabimet shqetësuese procedurale që çuan në këtë vendim”, tha zëdhënësi, duke shtuar se SHBA po diskuton hapat e ardhshëm me partnerët e saj.

Zëdhënësi përsëriti se sipas Uashingtonit “ICC nuk ka juridiksion ligjor mbi këtë çështje”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

dsaadmin

Learn More →