Gjykata Europiane e Drejtësisë ka dalë në përfundimin se disa nga rregullat e FIFA-s për transferimin e lojtarëve bien ndesh me ligjet e Bashkimit Europian në lirinë e lëvizjes. I gjithë ky përfundim që mund të sjellë revolucion të madh, erdhi pasi ish-lojtari Lasana Diarra dërgoi në gjyq FIFA-n.
Diarra kishte firmosur për 4 vite me Lokomotivën e Moskës në vitin 2013. Marrëveshja u mbyll 1 vit më vonë, pasi Diara nuk ishte i lumtur me shkurtimin e rrogave.
Klubi ndërkoi kërkoi në FIFA kompesim nga lojtari, ndërsa ky i fundit pretendonte pagat e prapambetura. Lojtari u dënua me një gjobë prej 10.5 milionë eurove.
Diarra e ka cilësuar që atëherë të padrejtë vendimin e FIFA-s ndaj dhe e ka çuar në gjykatë. Sot gjykata i dha të drejtë dhe i hap rrugë kësisoj ndryshimit të merkatos së futbollistëve sic e njohim.
Nëse vendimi konfirmohet në shkallë të tjera, kjo mund ti japë lirinë edhe lojtarëve të nderpresin kontratën duke bërë të pavlefshme rregullat e FIFA-s ku vetëm klubet e kishin këtë të drejtë.
PANORAMASPORT.AL