Pas rrëzimit dy herë të kërkesave, SPAK ka kërkuar para trupës gjykuese 3-anëtarëshe, përjashtimin e gjyqtares anëtare Entela Shedula nga gjykimi i çështjes së Nuredin Dumanit dhe 19 të tjerëve, të cilët po gjykohen për vepra të rënda penale.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për Balkanweb se në këtë mënyrë zgjidhet konflikti i interesit, mes avokates Shedula dhe njërit prej avokatëve të të pandehurit Gentian Sharra, pasi ata rezultojnë se kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.
SPAK i jep kështu përparësi avokatit të zgjedhur nga vetë i pandehuri.
SPAK ka përfunduar hetimet, në bashkëpunim me Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe ka dërguar për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Nuredin Dumanin dhe 19 të pandehur të tjerë, të cilët dyshohet se vepronin si një grup i strukturuar kriminal.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co