Gjyqi ndaj krerëve të UÇK-së në Hagë, nis dëshmia e ish-ushtarit, pritet të flasë për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm

gjyqi ndaj krereve te uck se ne hage nis deshmia e ish ushtarit pritet te flase per menyren se si ka funksionuar shtabi i pergjithshem
gjyqi ndaj krereve te uck se ne hage nis deshmia e ish ushtarit pritet te flase per menyren se si ka funksionuar shtabi i pergjithshem

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka nisur dëshminë dëshmitari i 73-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Kurtesh Fondaj i cili ka kodin W04744 në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Pyetjet për këtë dëshmitar i ka filluar përfaqësuesi i ZPS-së, prokurori Matt Halling i cili tha se ai do të flas për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Dëshmitari 04744 është një ish-ushtar i UÇK-së dhe do të flas për mënyrën se si ka funksionuar Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së”, tha prokurori Halling.

Sipas kryetarit të trupit gjykues, dëshmia e këtij dëshmitari do të zgjasë rreth tri ditë e që dy orë prej tyre janë ndarë për përfaqësuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuara. Ndërsa, mbrojtja e të akuzuarve ka parashtruar se i duhen shtatë orë e gjysmë për kundër pyetjet e tyre.

Në fillim të dëshmisë së tij, këtij dëshmitari iu dha një hartë në të cilën iu kërkua që të shënjonte zonat e përgjegjësisë së Brigadës 123 si dhe batalionet e ndara nëpër këto zona.

“Batalioni i tretë nuk ka funkisonu dhe nuk është formuar gjatë luftës por është paraparë që të veprojë në atë rend. E kam shënu me vija të ndërprera sepse ky batalion nuk ka funksionu në këtë rajon, por që ka qenë në plan”, tha dëshmitari duke iu kërkuar më pas që të shënonte zonën e përgjegjësisë së brigadës 128, 122.

Ndërsa, për zonën e përgjegjësisë së Brigadës 124, dëshmitari tha se ka qenë kryesisht zona e Komunës së Rahovecit dhe se komanda në atë periudhë ka qenë Zatriçi.

I pyetur se a ka pas një shtab të përgjithshëm apo komandë kryesore të kësaj brigade dëshmitari tha se ata e kanë ditur se bëhej fjalë për një batalion special i udhëhequr nga Komandant “Guri”.

“Na e kemi ditë që po. Bëhet fjalë për në batalion special që e ka udhëhequr komandant Guri.

Ndërsa, për Brigadën 123 dëshmitari tha se ka pasur një njësi speciale brenda saj e cila ka funksionuar në kuadër të batalionit të parë.

“Ka qenë një njësitë i vogël që e kemi quajt si njësi speciale. Ka funksionuar brenda batalionit të parë brenda Brigadës 123”, tha dëshmitari duke shtuar se mbiemri i atij që e udhëhiqte ishte Krasniqi duke mos iu dëgjuar emri i tij.

Ai gjithashtu u pyet se Zona e Pashtrikut a ka qenë në komunikim me zonat e tjera operative.

“Në Korrik 98-ës nuk kanë figuruar zonat operative. Ndoshta ka qenë si koncept në letër por me funskionuar nuk kanë qenë funkisonale. Edhe për zonën e Pashtrikut”, u përgjigj dëshmitari.

Dëshmitari pohoi se në fillimet e saj, njësitet e UÇK-së në Zonën e Pashtrikut i raportonin Shtabit të Përgjithshëm por që kjo zonë nuk funksiononte në tërësi deri në dhjetor kur në komandë të saj u bë komandant Drini.

Tutje, dëshmitari u pyet se si realizohej komunikimi në mes brigadave për çka ai tha se sa i takon çështjeve organizative ai nuk është fort në dijeni.

“Në korrik 1999 kam qenë komandant i një togu e detyra jem ka qenë që i përgatitë ushtarët për përdorim të armeve… Sa i takon çështjeve organizative nuk jam fort në dijeni. Por sa e di unë komunikimu është realizuar me shtabin e Përgjithshëm, kryesisht me Bislim Zyrapin”, tha Fondaj.

Vlen të theksohet se të gjithë të akuzuarit janë prezent në sallën e gjyqit përveç Jakup Krasniqit i cili është i pranishëm përmes video-lidhjes. Po ashtu, përmes video-lidhjes është i pranishëm në sallë edhe gjyqtari Christopher Barthe për arsye të problemeve me transportin.

“Besojmë që do të vijë nesër. Ka pas probleme me transportin”, tha Charles Smith III për gjyqtarin Barthe.

Në fillim të seancës kryetari i trupit gjykues dha disa urdhra me gojë duke përfshira edhe riklasifikimi e disa provave materiale nga konfiendciale në publike si dhe u urdhërua ZPS-ja që të tregojë deri nesër se kush do të jenë dëshmitarët e mundshëm që do të dëshmojnë pas dëshmitarit 04752.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →