Gjyqi për vrasjen e Marigona Osmanit/ Dardan Krivaqës i bie të fikët, çfarë ndodhi në gjykatë

gjyqi per vrasjen e marigona osmanit dardan krivaqes i bie te fiket cfare ndodhi ne gjykate
gjyqi per vrasjen e marigona osmanit dardan krivaqes i bie te fiket cfare ndodhi ne gjykate

Dardan Krivaqa në seancën e sotme të rigjykimit për vrasjen e Marigona Osmanit është alivanosur. Atij menjëherë sipas Klanit i ishte dhënë ndihma mjekësore dhe seanca ka vazhduar.

Ndër tjera, në seancë ndodhi një debat mes babait të Marigona Osmanit dhe avokatit të Krivaqës.

Krivaqa sot kishte deklaruar se ai dhe e ndjera ishin përdorues të substancave narkotike. Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu akuzohen për vrasje të rëndë në bashkëkryerje.

Gjithnjë sipas aktakuzës, Krivaqa dhe Sejdiu e kanë goditur të ndjerën me një shkop në pjesë të ndryshme të trupit me ç’rast i kanë shkaktuar dhimbje të mëdha fizike dhe psiqike duke shkaktuar vdekjen e viktimës.

Gjykata e Apelit me rastin e kthimit të rastit në rigjykim kishte vlerësuar se dispozitivi i parë dhe i dytë i aktgjykimit është i paqartë, i pakuptueshëm dhe jo në harmoni me ligjin.

Dispozitivi i parë i aktgjykimit ka të bëjë me veprën penale të dhunimit, veprime për të cilat Krivaqa u lirua nga akuza.

Ndërkaq dispozitivi i dytë lidhet me akuzat ndaj Arbër Sejdiut për ndihmë në kryerjen e dhunimit, vepër për të cilën i njëjti ishte liruar nga shkalla e parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →