Kastriot Tusha është bërë gjysh për herë të tretë dhe po shijon shumë këtë periudhë në aspektin profesional e familjar. Sapo ka sjellë një këngë të re, “I verbuar nga dashuria”, ndërsa në familje është shtuar me një anëtar të vogël. “Gjysh më të mirë nuk ka. Unë dua t’u mësoj peshkimin”, u shpreh tenori për veten në programin “Rudina” në Tv Klan në raport me mbesat e nipin e tij.
Ai na prezantoi edhe me familjen përmes fotove e videove të shfaqura duke zbuluar edhe historinë pas emrave të rrallë e të veçantë.
Kastriot Tusha: Harpër, vajza e djalit, mbesa. Dua ta filloj me gocën tjetër, me Jonën. Jona është nusja e djalit. Petrit, emrin e babait i kam vënë djalit. Është Harpëri vajza e madhe, është edhe nipi, Brani. Kurse vajza e vajzës është Lizalot. Ia ka vënë Kiliani, Elizabet ka pasur një gjyshe dhe Sharlot ka pasur një gjyshe dhe me Amisën e ndërtuan Lizalot.
Rudina Magjistari: Emra të rrallë!
Kastriot Tusha: Edhe vajzës Rudina, unë ia kam vënë emrin Amisa, jo “An”, “Amisa”. “A”, Anila, nusja, Mika kam pasur një motër dhe Sadet, mamaja.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co