Gjysma e të divorcuarve nuk paguajnë ‘pensionin ushqimor’, Tushi: Mosmbështetja financiare krijon probleme tek…

gjysma e te divorcuarve nuk paguajne pensionin ushqimor tushi mosmbeshtetja financiare krijon probleme tek
gjysma e te divorcuarve nuk paguajne pensionin ushqimor tushi mosmbeshtetja financiare krijon probleme tek

Edhe pse e detyrueshme me ligj, gjysma e të divorcuarve nuk paguajnë detyrimin financiar që kanë ndaj fëmijëve. Në një raport të Kontrollit të Lartë të Shtetit rezultoi se nga 9,455 çështje, 4085 prej nuk kanë shlyer detyrimin ligjor ndaj fëmijëve të tyre. Sipas raportit të KLSH, shkak për mosshlyerjen e detyrimit financiar është pamundësia ekonomike, por edhe emigracioni i debitorëve, të cilët duke qenë larg, nuk paguajnë detyrimin ushqimor dhe nuk u rezulton pasuri e sekuestrueshme.

Sociologët shprehen se numri i divorceve është në rritje në vendin tonë, ndërsa mosmbështetja financiare krijohen një varg problemesh sociale tek nëna dhe fëmijët.

Sociologu Gëzim Tushi nënvizon nevojën e ndërhyrjes emergjente të shtetit përmes ndryshimeve në legjislacion apo masave ashpërsuese.

Shqetësuese për sociologët është edhe rritja e shifrave të krimeve në familje, por edhe vetëvrasjeve të grave, të cilat sipas tyre vijnë si pasojë e dhunës dhe rrethanat e vështira që iu krijohen në familje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co