Policia e Tiranës ka zhvilluar një operacion, duke goditur një rast të shpërndarjes së drogave të forta. Në pranga është vënë një 20-vjeçar, i cili u kap në zonën e ish-stacionit të Trenit në kryeqytet.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e tij policia i gjet dhe sekuestroi në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.
I arrestuar është shtetasi Erdi Kurti 20 vjeç, materialet për të cilin i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Stacioni”, për goditjen e shpërndarjes së drogave të forta në doza.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohen qindra doza me lëndë të dyshuara narkotike (sintetike) LSD.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Stacioni”.
Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi E. K., 20 vjeç, banues në Tiranë.
Në afërsi të ish-Stacionit të Trenit, Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 20-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe të banesës, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës, qindra doza me lëndë narkotike (sintetike) LSD.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co