GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për të pushuar hetimet për deputetin demokrat Bledion Nallbati, i cili goditi me grusht gjatë seancës parlamentare socialistin, Vullnet Sina.
Kujtojmë qe pak dite me pare, grupi i PS-së kallëzoi penalisht deputetin e opozitës Bledion Nallbati.
Kreu i Grupit, Bledi Çuçi njoftoi se kishte firmosur kallëzimin penal për Bledion Nallbatit në emër të grupit parlametar të PS.
“Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin”, theksoi ai.
Deputeti i PD-së u akuzua për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina, tha Çuçi.
SI NDODHI KONFLIKTI NE KUVEND?
Seanca parlamentare e 30 shtatorit nisi me konfrontime. Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati goditi me grusht deputetin e Vlorës, Vullnet Sina.
Sherri nisi për shkak se deputeti demokrat ka tentuar t’i ndërpresë fjalën dhe ti fikë mikrofonin.
Ndërkohë që Vullnet Sina e ka shtyrë, gjatë kësaj situatë të tensionuar është parë deputeti i PD teksa ka drejtuar grushtin drejt socialistit.
Po ashtu pas përplasjes në Kuvend, deputeti demokrat u perjashtua edhe nga seanca parlamentare per 10 dite.
NJOFTIM PËR MEDIAT
Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 23.09.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pushimin e procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023, për veprën penalë të “Goditje për shkak të detyrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Bib Ndreca, bazuar në nenet 328/1/b, 329/a, 329/b e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 115, datë 28.10.2024, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë Posaçme kundër Korrupsionin dhe Krimit të Organizuar, pushimin e çështjes e rregjistruar sipas procedimit penal Nr. 230 të vitit 2023.
2. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brenda 15 ditëve nga e nesërmja e komunikimit të këtij vendimi. Tiranë, më datë 28.10.2024 Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar