Policia e Elbasanit ka arrestuar një 72-vjeçar.
Blutë njoftojnë se i moshuari ka përfunduar në pranga pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe me shkelma, një 14-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 72 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe me shkelma, një 14-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co