Goditi për vdekje bashkëmoshatarin Martin Cani, autori 14-vjeçar pas krimit, publikoi nëpchat thikën dhe foton me dorën e gjakosur

goditi per vdekje bashkemoshatarin martin cani autori 14 vjecar pas krimit publikoi nepchat thiken dhe foton me doren e gjakosur








































Adoleshenti me iniciale M. P., e cili dyshohet goditi me thikë në zemër bashkëmoshatarin e tij, Martin Cani, pas një sherri mes tyre pak metra larg shkollës “Fan Noli”, ka publikuar në SnapChat foto pas krimit.

autori i dyshuar mario perlleshi vrasje martin cani2

14-vjeçari, i cili është arrestuar nga policia, postoi fillimisht një imazh ku tregon dorën e gjakosur, pasi mbeti i plagosur në momentin që goditi me thikë viktimën dhe shokun e tij.

autori i dyshuar mario perlleshi vrasje martin cani

Më pas, ai ka publikuar në rrjetin social video teksa mban në dorë thikën, me të cilën dyshohet se kreu vrasjen.

mario perlleshi

14-vjeçari është arrestuar nën akuzën “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

“Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Qemal Stafa”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ndaj Personit arrestuan një të mitur 14 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 79 pika a dhe 279 të Kodit Penal.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në afërsi të shkollës “Fan Noli”, për motive të dobëta është konfliktuar me dy bashkëmoshatatët e tij dhe gjatë konfliktit i ka goditur ato me mjet prerës. Gjatë konfliktit janë dëmtuar të 3 të miturit.

Si pasojë e plagëve të marra njëri nga 14-vjeçarët ka ndërruar jetë në spital, ndërsa tjetri, së bashku me autorin e dyshuar ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njoftimi i policisë”, raportuan uniformat blu.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →