Kjo është 82-vjeçarja Nazmie Buci, e moshuara nga Shkodra e cila u dhunua fizikisht nga nusja e saj, 43 vjeçarja Elmira Buci.
Nusja, sipas dëshmisë së të moshuarës, e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82 vjeçarja.
Policia vendore e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti.
“Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër”, njoftoi policia.
Djali i 82 vjeçares, shtetasi Ylli Buci, 50 vjeç pasi erdhi nga puna as nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time
Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin…
Shtetasja Nazmie Buci e cila mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën jetonte prej afro 5 vitesh nga momenti kur djali i saj u martua me Elmira Bucin, e arrestuar nga policia e Shkodrës. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co