Policia e Shteti ka dalë në një konferencë për mediat në lidhje me operacionin ndaj grupit kriminal që trafikonte emigrantë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku tha se janë arrestuar 21 persona, ku mes tyre është edhe një punonjës policie.
DEKLARATË PËR SHTYP e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku:
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Policinë Kombëtare Spanjolle, pas një
hetimi intensiv 2-vjeçar në kuadër të skuadrës së përbashkët hetimore, realizoi
operacionin “NOMADA” për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, që vepronte kryesisht në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe ndihmës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe kontrabandimit të shtetasve.
Në kuadër të këtij operacioni, SPAK dhe GJKKO, caktoi masën e sigurimit personal “arrest në
burg” për 31 shtetas për kryerjen e veprave penale “Ndihma për kalim të
paligjshëm të kufijve”, e kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë,
“Falsifikimi i dokumentave”, kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë;
“Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata
kriminale apo grupi kriminal”.
Nga 31 shtetas me masë sigurimi personal “arrest në burg” është bërë e mundur
kapja dhe ekzekutimi i vendimit të gjykatës për 26 shtetas dhe për 4 shtetasit e tjerë u bë shpallja në kërkim, pasi rezulton se ndodhen jashtë shtetit, ndërsa 1
shtetas ndodhet brenda territorit shqiptar për te cilat strukturat operacionale janë
angazhuar për kapjen e tij.
Në mes të personave të arrestuar është edhe një punonjës policie i nivelit
zbatues.
Gjithashtu, për 6 shtetas, gjykata caktoi masën “arrest në shtëpi”.
Në vazhdimësi të këtij procedimi penal janë arrestuar edhe 5 shtetas të tjerë,
ndërsa në Spanjë janë arrestuar 35 persona.
Veprimet operacionale u koordinuan me profesionalizëm edhe me homologët
tanë në Itali e Kosovë, ndërsa për realizimin e operacionit në Shqipëri u angazhuan rreth 500 forca policore në disa qytete, si Tiranë, Durrës, Shkodër,
Berat, Kukës dhe Shijak.
Gjatë operacionit u sekuestruan:
7 automjete;
1 laborator për falsifikimin e dokumenteve;
25 mijë euro;
20 mijë
paund;
10 pasaporta italiane, greke, sllovene e karta identiteti të huaja;
1 armë
gjahu; 10 laptop;
15 kompjutera e printera që shërbenin për shitje dhe transferta
monedha virtuale – BITCOIN;
sasi lëndësh narkotike; 47 aparate celulare;
1aparat luminator; bizhuteri dhe varëse floriri me vlerë të konsiderueshme dhe
120 kontrata noteriale shitblerje pronash të paluajtshme dhe automjetesh.
Nga veprimet operative, gjurmuese dhe hetimore rezulton se, subjektet kryesorë
kryenin aktivitetin e jashtëligjshëm të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit, kryesisht dokumenteve të BE-së, ku përfshihen pasaporta, karta identiteti, leje
drejtimi automjeti, karta shëndeti dhe karta banke.
Këto dokumente të falsifikuara, përdoreshin në një shkallë të gjerë, për dhënien
ndihme për kalim të paligjshëm të kufijve, për të lehtësuar udhëtimin e
migrantëve të parregullt shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës,
por jo vetëm.
Këto udhëtime kryesisht realizoheshin drejt aeroporteve spanjolle,
veçanërisht atyre në Majorka, Madrid, Barcelona dhe Alikante.
Nga hetimi me metoda speciale rezultoi se, shtetasit shqiptarë largoheshin nga
Shqipëria me pasaportat e tyre origjinale shqiptare për në vendet e BE-së, brenda
zonës “Schengen”.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co