Klubi zvicerian i Zyrihut, ka reaguar pas skandalit në ndeshjen me Zug ku fituan 2-0, ku protagonist u bë babai i futbollistit shqiptar, Labinot Bajrami, i cili goditi me çadër trajnerin Rikardo Moniz, i cili e aktivizoi dhe e zëvendësoi talentin shqiptar në harkun kohor të pak minutash.
Bajrami, i cili së fundmi nënshkroi kontratë profesionale deri në vitin 2028, u dënua nga klubi, duke u pezulluar nga ekipi i parë teksa u dërgua te skuadra e 21-vjeçarëve.
“Për shkak të mosdisiplinës së tij dhe përgjigjes së tij vulgare ndaj udhëzimeve taktike të trajnerit, ai u transferua menjëherë përkohësisht në ekipin U21 në FC Zurich,” njoftoi klubi.
Po ashtu babai i Bajramit është dënuar, pasi ishte ai që e gjuajti me çadër trajnerin Moniz. Babait do t’i jepet një “ndalim disa vjeçar në stadiumet në të gjithë Zvicrën” për shkeljen e bërë. Atij gjithashtu i ndalohet edhe hyrja në kompleksin sportiv të Zyrihut.
Sipas informacioneve të Blick, babai i lojtarit shqiptar duhet të presë edhe ndjekje penale.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co