Atalanta parashikohej ta niste këtë sezon në Serinë A si një prej skuadrave që do të luftonte me Interin për titullin kampion. Por për bergamaskët, ky plan mund të pësojë një ndryshim të rëndësishëm, pasi kanë humbur një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës.
Në miqësoren e djeshme ndaj Parmës, sulmuesi Xhanluka Skamaka la fushën e lojës i dëmtuar dhe u pa menjëherë që kishte një problem të rëndësishëm. Testet e sotme kanë konfirmuar një dëmtim të ligamentit kroçiat, që do të thotë se sulmuesi do të kryejë ndërhyrje kirurgjikale dhe do të kthehet në fushë vetëm në vitin 2025.
Ky dëmtim sigurisht që do të vështirësojë punën e bergamaskëve dhe të trajnerit Gasperini, ndërsa do të rishikohen edhe planet e merkatos. Largimi i Kopmainers drejt Juventusit tashmë nuk duket edhe aq i sigurt, pasi kështu Atalanta do të humbte një tjetër lojtar të rëndësishëm në fazën ofensive. Ndërkohë, duhet ndërhyrë në merkato edhe për të zëvendësuar Skamakën me një lojtar të ngjashëm, për të mos ndryshuar përsëri mënyrën e lojës së ekipit që ishte përshtatur mirë me këtë lloj skeme.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co