Bota Sport

Goditjet e mëdha në merkato, të kuqtë e Partizanit hezitojnë

goditjet e medha ne merkato te kuqte e partizanit hezitojne





































Partizani duket se nuk ka ndërmend të bëjë më goditje të mëdha të tipit Kaçe, Grezda, Hasani apo Çani. Klubi i kuq gjatë këtyre tri viteve të fundit është përpjekur të punojë më së shumti me afrimin e lojtarëve të rinj, që spikasin nëpër klubet e vogla të vendit tonë, pa dashur të shpenzojë buxhete të mëdha për pagat.

partizani

Gjithsesi, të kuqtë kanë bërë disa përjashtime, duke afruar lojtarë si Grezda apo ndonjë të huaj, të cilët nuk kanë arritur të lënë asnjë gjurmë. Ky stil i të bërit merkato duket se është bllokuar në këtë verë dhe nisur nga fakti që nuk u fitua titulli, shpenzimet nuk priten të rriten. Deri më tani Partizani ka afruar emra si Zeka, Mintongo, Piloto dhe Zguro.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts