Bota Sport

Golashënuesi më i mirë në historinë e Francës, Olivie Zhiru njofton tërheqjen nga kombëtarja

golashenuesi me i mire ne historine e frances olivie zhiru njofton terheqjen nga kombetarja































Sulmuesi Olivie Zhiru do të tërhiqet nga kombëtarja e Francës pas përfundimit të “Euro 2024”.

zhiru

Ai ka bërë 131 paraqitje me Francën dhe ishte një pjesë kyçe e skuadrës së tyre fituese të Kupës së Botës në 2018. Me 57 gola, 37-vjeçari është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në kombëtaren e meshkujve, pasi ka kaluar Tierri Henrin gjatë Kupës së Botës 2022.

“Të jem i sinqertë, kjo do të jetë aventura ime e fundit me “Gjelat”. Natyrisht, do të më mungojë shumë, por duhet t’u hapim rrugë të rinjve. Unë gjithmonë kam thënë se do të ndaloja kur trupi im të ma kërkonte, por mendoj se më kanë mbetur edhe dy vite të mira. Por për sa i përket skuadrës franceze, mendoj se ky do të jetë fundi i saj dhe do të përfundojë pas Europianit”, tha ai për L’Equipe.

Rikujtojmë që Zhiru u largua nga Milani dhe u bashku me Los Anxhelosin në fillim të këtij muaji ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts