‘Gold by Korça’, zgjedhje e parë për të gjithë në ‘Tirana Agro’/ Qytetarët: birra ‘Korça’ unike, ka shije të veçantë

gold by korca zgjedhje e pare per te gjithe ne tirana agro qytetaret birra korca unike ka shije te vecante
gold by korca zgjedhje e pare per te gjithe ne tirana agro qytetaret birra korca unike ka shije te vecante

TIRANE

Në qendër të Tiranës, Panairi Tirana Agro u shndërrua në një festë të vërtetë të shijeve shqiptare, ku prodhimet vendase zënë vend kryesor. Birra ‘Korça’, Birra ‘Tirana’, dhe risia më e fundit, ‘Gold by Korça’, ishin pjesë e këtij panairi, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë vizitorëve.

Ky panair ka për qëllim promovimin e shërbimeve dhe produkteve autentike shqiptare, për të nxitur konsumatorët të zgjedhin prodhime vendase dhe të mbështesin ekonominë lokale.

Në stendën e Birrës së Vërtetë Shqiptare, një numër i madh qytetarësh ndaluan për të provuar shijen e pasur dhe autentike të këtyre birrave, të cilat përfaqësojnë jo vetëm traditën e hershme të artit të birrës, por edhe risitë që i bëjnë ato të veçanta.

[embedded content]

Një nga pikat kryesore të panairit ishte padyshim shija e re dhe origjinale e Gold by Korça. Kjo birrë, e freskët dhe e rafinuar, ka fituar menjëherë zemrat e vendasve dhe të huajve. Me karakteristikat e saj unike, ‘Gold by Korça’ ka qëndruar si zgjedhja e preferuar dhe kërkesa numër një e vizitorëve në këtë panair, duke dëshmuar cilësinë e saj të lartë dhe përsosmërinë në çdo pikë.

Panairi, që nga mëngjesi deri në mbrëmje, mirëpriti mijëra vizitorë, të cilët shfaqën interes të veçantë për Birrën ‘Korça’, Birrën ‘Tirana’, dhe ‘Gold by Korça’.

Ky interes i madh dëshmon se birrat shqiptare jo vetëm që janë të vlerësuara nga konsumatorët vendas, por po fitojnë gjithnjë e më shumë popullaritet edhe në tregun ndërkombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →