Sport

Goli i katërt i sezonit, sulmuesi që pret ftesën e parë nga Silvinjo ndal pretendentët për elitën italiane

goli i katert i sezonit sulmuesi qe pret ftesen e pare nga silvinjo ndal pretendentet per eliten italiane
goli i katert i sezonit sulmuesi qe pret ftesen e pare nga silvinjo ndal pretendentet per eliten italiane

Një tjetër sulmues shqiptar po bën mirë në Itali në këtë sezon dhe pret që në të ardhmen të marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares, Silvinjo. Silvio Merkaj ka qenë vendimtar me fanellën e Sudtirol, duke e ndihmuar këtë të fundit që të mbetet në garë për play-off për ngjitjen në elitën e futbollit italian.

Sulmuesi i transferuar gjatë verës në klubin e Serisë B, ka shënuar golin që vulosi fitoren 3-0 për skuadrën e tij përballë Kremonezes, një prej ekipeve pretendente për ngjitjen në Serinë A. Sulmuesi 26-vjeçar u aktivizua në minutën e 64-t të sfidës dhe në minutën e 83-të, çoi sferën në rrjetë për mbyllur diskutimet për fatin e ndeshjes.

Ky ishte goli i katërt në këtë sezon për Merkajn, i cili ka dhënë edhe dy asiste në 25 ndeshjet që ka luajtur me fanellën e kësaj skuadre, kryesisht duke u aktivizuar si zëvendësues. Sudtirol është në vendin e 9 në renditje, në ndjekje të të 8-it që të çon në fazën play-off të turneut.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts