4 marsin Kristjan Asllani do ta mbajë mend gjatë. Pikërisht në atë mbrëmje magjike, mesfushori shqiptar realizoi golin e parë me Interin, në sfidën ndaj Genoas.
Në publikimin e bërë në rrjetet sociale, Interi ka bërë me dije se goli i Asllani është vlerësuar si “goli i muajit”. “Ishte i pari dhe fitoi çmimin GOLI I MUAJIT”, shkruan Interi. Konkurenca e madhe në mesfushën e skuadrës nga Milano nuk ka demotivuar aspak Asllanin, i cili ka treguar cilësitë e tij, sa herë është aktivizuar nga trajneri Inzaghi.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co