Dita e Tokës është festuar me një Doodle në Google që tregon një foto ajrore duke nxjerr në pah bukurinë e natyrës dhe duke kujtuar nevojën e planetit për mbrojtje.
Letrat e Google formohen në vende anembanë botës ku po bëhen përpjekje të përditshme për t’i mbrojtur ato, për të adresuar krizën klimatike dhe humbjen e biodiversitetit.
Si u krijua Dita e Tokës
Dita e Tokës, e cila festohet çdo vit më 22 Prill në më shumë se 190 vende, përfshin aksione mjedisore, ndërsa organizohen festivale të mëdha në mënyrë që njerëzit të zgjohen me të ardhmen e planetit.
Dita u krijua në vitin 1970, në SHBA, me iniciativën e senatorit Gaylord Nelson dhe shënon lindjen e lëvizjes moderne mjedisore.
Në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970, kur senatori Nelson propozoi idenë e Ditës së Tokës, planeti nuk i kishte kuptuar ende pasojat e ndërhyrjes njerëzore në mjedis. Pas janarit 1969, pas derdhjes më të madhe të naftës në SHBA deri në atë datë në kanalin Santa Barbara, e cila rezultoi në vdekjen e më shumë se 3500 zogjve të detit, si dhe delfinëve, fokave dhe luanëve të detit, Nelson ndërmori veprimin.
Senatori amerikan krijoi një grup prej 85 personash për të promovuar idenë e një dite për mjedisin.
Më 22 prill 1970, 20 milionë amerikanë dolën në rrugë, parqe dhe sheshe për të demonstruar për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtjen e mjedisit.
Deri në fund të vitit, Agjencia Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit ishte krijuar dhe Akti për Ajrin e Pastër, Ujin e Pastër dhe Llojet e Rrezikuara ishte miratuar. “Ne morëm përsipër një rrezik, por funksionoi,” tha Nelson, të cilit iu dha nderimi më i lartë civil i SHBA-së, Medalja Presidenciale e Lirisë, në vitin 1995.
Në vitin 1990, Dennis Heiss, i cili ndihmoi në organizimin e Ditës së parë të Tokës, në 1970, ndërmori organizimin në shkallë globale, duke mobilizuar 200 milionë njerëz në 141 vende. Si pasojë, në vitin 1992, u mbajt Samiti historik i OKB-së për mjedisin.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co