Grabitje, dhunë në familje dhe ngacmim seksual, Policia e Tiranës vë në pranga shtatë persona

grabitje dhune ne familje dhe ngacmim seksual policia e tiranes ve ne pranga shtate persona
grabitje dhune ne familje dhe ngacmim seksual policia e tiranes ve ne pranga shtate persona

Policia e Tiranës la vënë në pranga shtatë persona, në lidhje me vepra të ndryshme penale.

Mes tyre ishte një 52-vjeçar të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Nën pranga ka përfunduar edhe një 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin I. M., 52 vjeç, banues në Tiranë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. S., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kanosur dhe ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Kamëz, pasi dyshohet se ka vjedhur disa produkte në një market.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– K. D., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;

– E. C., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar;

– K. L., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në afërsi të ish-sheshit “Shqiponja”, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. Ç. Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në automjetet e tyre, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →