Grafite në muret e ambasadave hungareze e sllovake me mesazhe nga gjenocidi në Srebrenicë

grafite ne muret e ambasadave hungareze e sllovake me mesazhe nga gjenocidi ne srebrenice
grafite ne muret e ambasadave hungareze e sllovake me mesazhe nga gjenocidi ne srebrenice

Grafite në muret e ambasadave hungareze e sllovake, me mesazhe nga gjenocidi në Srebrenicë

Grafite me numrin 8.372 – që është numri zyrtar i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë më 1995 – u vendosën  dje (14 qershor) në muret e ambasadës hungareze dhe asaj sllovake në Sarajevë të Bosnje e Hercegovinës.

Grafitet u shfaqën tri javë pasi Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën që e shpalli 11 Korrikun Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë.

Hungaria ishte në mesin e 19 vendeve që iu bashkuan Serbisë në votimin kundër rezolutës. Sllovakia ishte në mesin e 68 vendeve që abstenuan.

Policia e Sarajevës më 14 qershor konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se hetimi mbi grafitet në dy ambasadat kishte përfunduar dhe se incidenti ishte klasifikuar si vandalizëm.

Policia ka kryer gjithashtu një hetim më 14 qershor për fjalën “gjenocid” të shkruar me shkronja të kuqe në një ndërtesë banimi jo larg ambasadës serbe në Sarajevë.

Autoriteti i zbatimit të ligjit i ngarkuar me sigurimin e misioneve diplomatike në Bosnje e ndaloi Radion Evropa e Lirë të fotografonte grafitin, por fotografitë e tyre u publikuan në internet nga Shërbimi Publik i Republikës Sërpska.

Asnjëra nga ambasadat nuk komentoi mbi incidentin.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →