Kosova

Granatë dore në parkingun e një klubi nate, arrestohen dy shqiptarët

granate dore ne parkingun e nje klubi nate arrestohen dy shqiptaret
granate dore ne parkingun e nje klubi nate arrestohen dy shqiptaret

Një granatë dore është hedhur në parkimin e një klubi nate, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar disa automjete.

Ngjarja ka ndodhur në parkingun e diskotekës “XClub” në Lipjan. Ndërkohë Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Rexhepi dhe Dionis Bajrami.

Në bazë të informacioneve të para, pesë vetura janë gjetur me dëme në parking, ndërsa fatmirësisht të lënduar nuk ka pasur.

Lidhur me rastin, janë kryer edhe kontrolle, ku si rezultat janë gjetur armë e municion në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve.

Ndaj tyre, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për zbardhjen e motivit dhe rrethanave të tjera.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts