Dita e sotme ka qenë e veçantë për Granit Xhakën, pasi mesfushori shqiptar i cili përfaqëson Zvicrën në arenën ndërkombëtare, është renditur në vendin e 16 në klasifikimin për trofeun e “Topit të Artë”.
Një arritje e shkëlqyer për mesfushorin i cili ka spikatur sidomos me fanellën e Bajer Leverkusenit në edicionin e kaluar që e mbylli me titullin kampion historik në Gjermani.
Por Xhaka nuk është futbollisti i parë shqiptar i cili merr pjesë në listën e 30 emrave nga të cilët do të përzgjidhej fituesi i “Topit të Artë”.
Atë nder për herë të parë e ka pasur ish-sulmuesi i njohur vlonjat, Sokol Kushta, i cili në vitin 1987, ishte mes kandidatëve të përzgjedhur nga “France Football” asokohe për trofeun prestigjioz. Ai e mbylli votimin me një pikë, po aq sa ikona e futbollit gjerman Rudi Fëler. Altobeli, Saravakos dhe Hodëll.
PANORAMASPORT.AL