Tronditës është rasti i ri i dhunës në familje që u bë i njohur në Chania, ku një prift 74-vjeçar akuzohet se ka abuzuar me gruan dhe fëmijët.
Sipas zarpanews.gr, çështja ka marrë rrugën e drejtësisë dhe priftit 74-vjeçar tashmë i është ndaluar afrimi me bashkëshorten. Megjithatë, sipas të njëjtave informacione, ai ushtron detyrën e tij vazhdon detyrën e tij edhe pse rasti është i njohur në komunitetin lokal të Chanias.
74-vjeçari dyshohet se ka abuzuar me gruan e tij për 50 vjet, për të cilën ajo pretendon se që në moshën 14-vjeçare ka duruar natyrën e tij të dhunshme, xhelozinë, përdhunimin, dhunën fizike, kërcënimet dhe abuzimet verbale.
Gruaja kishte një ditar torture
Viktima të kësaj situate ishin edhe fëmijët, por dy muaj më parë kur nëna e tyre duhej të shtrohej në spital në gjendje të rëndë, e kuptuan saktësisht se çfarë po bënte kur zbuluan një ditar të sajin.
Në të, 64-vjeçarja ka përshkruar gjithçka ka përjetuar, madje edhe incidentet e abuzimit, me rrahje dhe përdhunime të shpeshta. Më pas ajo theu heshtjen dhe kërkoi nga fëmijët e saj që të ndërmarrin veprime ligjore për ta mbrojtur atë.
Gjithashtu, kujtohet se në fund të korrikut, para se të zbulohej kjo, e bija e kishte paditur për kërcënim në familje dhe fyerje të dinjitetit, nëpërmjet një telefonate fyese që kishte marrë nga babai i saj.
Rasti tashmë është në dorën e organeve kompetente që po hetojnë dhe pritet t’i referohet organeve përkatëse.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co