41 vjecarja Sabrina Peckham është identifikuar si viktima e gjetur e gëlltitur nga një aligator 5 metra i gjatë në SHBA, pasi policia ishte thirrur për të kapur zvarranikun gjigant me barkun e fryrë.
Pamjet shokuese të kamerave trupore të policisë tregonin së fundmi momentet drithëruese kur e ndjera nxirret nga trupi i kafshës që u vra me një plumb pushke nga zyrtaret.
Zyrtarët e botës së egër ne Florida tregonin reagimet e para të ngjarjes shokuese para se të qëllonin predatorin vrasës.
Një zë në video dëgjohet që thotë në panik: “Kujdes prej tij, kujdes!’ dhe më pas arma qëllon ndaj krokodilit me pjesë trupore i dalin nga goja e tij.
Rezidenti vendas Jamarcus Bullard ishte nga të parët që dëshmoi skenën makabre të mbetjeve njerëzore në gojën e kafshës së frikshme.
“Pashë që kishte një trup njeriu në gojë, sapo e pashë shkova te zjarrfikësat për t’i lajmëruar, ata konfirmuan se ishte një trup njeriu”, tha Bullard për mediat lokale.
Viktima u identifikua më pas si Sabrina Peckham, e cila po jetonte në një kamp tendash disa metra larg kanalit ujor të Pinellas County. Ajo ishte parë për herë të fundit gjallë nga familjarët po atë ditë kur incidenti tragjik ndodhi në shtator.
Zyrtarët nxorrën më pas trupin e Peckham pasi prenë barkun e aligatorit. Bija e Peckham foli në rrjetet sociale pas pretendimeve të mediave se gruaja kishte ngacmuar predatorin, shkruan rrjeti DailyStar.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co