Sipas analizave dhe ekspertëve të dezinformonit të CNN, një video ku thuhej se gruaja e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, kishte blerë një makinë luksoze, gjatë vizitës në Paris, muajin e kaluar, ka të ngjarë të jetë pjesë e një rrjeti dezinformimi rus.
Videoja e krijuar përmes inteligjencës artificiale paraqet një punonjës inekzistent në kompaninë Bugatti në Paris që pretendon se Olena Zelenska bleu modelin e ri të makinës për 4.5 milionë euro, më 7 qershor. Videoja grumbulloi rreth 18 milionë shikime në 24 orë në X, ku u ripostua nga ndikues prorus.
Bugatti tha në një deklaratë zyrtare se përfaqësia e saj në Paris ishte viktimë e disa veprave penale dhe denoncoi me vendosmëri këtë fushatë dezinformimi. Ata deklaruan gjithashtu se ka ndërmarrë veprime ligjore duke paraqitur një kallëzim penal për falsifikim, uzurpim të identitetit dhe shpifje, por nuk specifikoi se ndaj kujt është paraqitur ankesa.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co