![Gruaja prej 7 muajsh e zhdukur, familja apel në News24: Na ndihmoni ta gjejmë 2 gruaja prej 7 muajsh e zhdukur familja apel ne news24 na ndihmoni ta gjejme](https://botasot.co/wp-content/uploads/2024/06/gruaja-prej-7-muajsh-e-zhdukur-familja-apel-ne-news24-na-ndihmoni-ta-gjejme.jpg)
Gruaja që shihni në foto është Hyrije Çikopano, me të cilën familjarët kanë 7 muaj që kanë humbur kontaktet. 66-vjeçarja është larguar nga banesa ne date 15.11.2023 dhe akoma nuk është kthyer.
Në momentin që ka humbur ka qenë duke blerë ilaçet në farmaci me bashkëshortin e saj.
Familjarët kontaktuan News24 dhe deklaruan se prej 7 muajsh nuk kanë asnjë informacion për 66-vjeçaren, e cila vuan edhe nga diabeti.
Familja ka bërë denoncim në polici, e cila ka nisur kërkimet në terren, të cilët vijojnë ende. Prej 7 muajsh akoma nuk ka asnjë informacion për 66-vjeçaren dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co