Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Integrimit, Jorida Tabaku, shprehet se hapja e grup-kapitullit të parë për negociatat e Shqipërisë për anëtarësimin drejt BE-së duhet të kishte ndodhur një dekadë më parë dhe jo sot.
Teksa Tabaku vlerëson se ky zhvillim është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe rrugëtimin në BE, ajo thekson se çelja e grup-kapitullit të parë vjen 11 vite me vonesë dhe kjo kohe e humbur sjell pasoja negative në politikën shqiptare.
Tabaku pohoi se ka qenë opozita e 2013 (mazhoranca sot) që pengoi hapjen e grup-kapitullit të parë aso kohe.
“Për Partinë Demokratike, ky është më shumë sesa një hap burokratik, pasi gjykojmë se është kulmimi i një përpjekje kolektive të shqiptarëve të nisur që në 1992 ku ëndrra e përbashkët ishte Bashkimi Europian dhe shteti i së drejtës”, i shpreh kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Jorida Tabaku, e cila shtoi me tej: “Për të qenë të ndershëm deri në fund me njëri tjetrin, data e sotme për hapjen e negociatave duhet të ishte një dekadë më pare, në vitin 2013. Por ju të gjithë e kujtoni që u bojkotuan 3 ligjet, miratimi I qarkut të Fierit që u bllokua nga opozita e asaj kohe tashmë mazhorancë.
Partia Demokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Prandaj e mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë. Pasi besojmë që ne që ishim nismëtarët e këtij procesi do ta përfundojmë atë. Ne e konsiderojmë këtë proces si mënyrën e vetme për të ndryshuar e transformuar vendin, për të rritur mbikëqyrjen e llogaridhënien, monitorimin veçanërisht me procesin zgjedhor së afërmi”.
Fjalimi i plotë i Jorida Tabakut
“Së pari, faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen për të ngritur disa shqetësime që opozita I ka ngritur në procesin e integrimit por edhe për të komunikuar një qëndrim që e ka mbajtur këtu në parlament si kryetare e komisionit të çështjeve europiane dhe kryetarë e KKIE.
Sot u vërtetua se çdo fabrikim i propagandës që është ngritur mbi çështjen e integrimit dhe është tjerrë rezulton i pavërtetë. Negociatat kanë nisur sot dhe ishte dita e konferencës së dytë ndërqeveritare ku në grupkapitullin e parë kemi hapjen e kapitujve që lidhen me të drejtat themelore.
Për Partinë Demokratike, ky është më shumë sesa një hap burokratik, pasi gjykojmë se është kulmimi i një përpjekje kolektive të shqiptarëve të nisur që në 1992 ku ëndrra e përbashkët ishte Bashkimi Europian dhe shteti I së drejtës. Ne, si Parti Demokratike, kemi dëshmuar me vendosmëri dhe përkushtim tonë për këtë proces, duke ndërmarrë reforma të rëndësishme dhe shpesh të dhimbshme për një integrim sa më të shpejtë të vendit.
Për të qenë të ndershëm deri në fund me njëri tjetrin, data e sotme për hapjen e negociatave duhet të ishte një dekadë më pare, në vitin 2013. Por ju të gjithë e kujtoni që u bojkotuan 3 ligjet, miratimi I qarkut të Fierit që u bllokua nga opozita e asaj kohe tashmë mazhorancë.
Partia Demokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Prandaj e mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë. Pasi besojmë që ne që ishim nismëtarët e këtij procesi do ta përfundojmë atë. Ne e konsiderojmë këtë proces si mënyrën e vetme për të ndryshuar e transformuar vendin, për të rritur mbikëqyrjen e llogaridhënien, monitorimin veçanërisht me procesin zgjedhor së afërmi.
Prandaj gjatë diskutimit të roadmap ne kemi shprehur disa konsiderata dhe qëndrime që mendojmë se duhet të ishin reflektuar në dokument dhe për të cilit kam informuar njëkohësisht dhe Komisionin Europian dhe delegacionin e BE në Tiranë.
Fatkeqësisht qeveria ka nisur një luftë të pandershme dhe në kundërshtim me frymën e BE duke injoruar rolin e opozitës që ka në këtë proces. Në një shtet normal dhe demokraci normal procesi integrimit nuk është ekskluziv I qeverisë duke dëshmuar një mentalitet të shëmtuar komunist të së shkuarës ku ndasia ishte fjala kryesore e ligjërimit politik. Duke dëshmuar një hipokrizi ku nga një anë kërkojnë dialogun dhe nga ana tjetër nuk e përfshijnë as parlamentin dhe as forcën kryesore politike në kuvend që kanë kontribuar në këtë proces.
Dy javë më parë në hartimin e roadmap ne ngritëm disa shqetësime në pozicionet negociuese dhe lidhet me një mungesë e theksuar për një angazhim real në lidhje me mungesën e reformave që janë qendra që lidhen me reforma për plotësimin e kritereve dhe këshillave të OSBE-ODIHR në lidhje me zgjedhjet që qeveria shqiptare I ka shtyrë për ti zbatuar në vitin 2026 duke shkelur angazhimin. Për ne ishte e pakuptimtë që reforma zgjedhore të shtyhej pa pasur ndryshime për zgjedhje që janë vitin e ardhshëm.
Së dyti, respektimi dhe zbatimi për vendimet e GJK që lidhen jo vetëm me mbrojtjen politike për mandatin e një deputeti të parlamentit të Shqipërisë por edhe me vendime të tjera që lidhen për ligjin për komisionet hetimore, rregulloren e parlamentit dhe ligjin e profesioneve të lira që nuk zbatohen. Ndërkohë që sot kolegë të opozitës janë përjashtuar nga kuvendi me rregullore që janë konsideruar antikushtetuese.
Qeveria ka dy standarde në lidhje me MSA dhe me luftën ndaj korrupsionit. Që lidhet me dhënien e kontratave që e kemi shprehur si shqetësim edhe në pozicionin negociues por edhe në roadmap. Nga ana tjetër kemi sugjeruar masa konkrete për sa I takon lidhjes së politikës me krimin e organizuar dhe shqetësimin që kjo ka penetruar edhe në struktura si policia e shtetit. Kemi propozuar një komision që do të verifikojë lidhjet e policisë me krimin e organizuar.
Siç kemi ngritur shqetësime në lidhje me flukset e paligjshme të parave që kanë penetruar në ekonomi që ka krijuar një burim të rëndësishëm informal të këtyre parave. nxitjen e një klime pa sulme ndaj opozitës që duhet të jetë thelbësore për një demokraci reale. Na duhet të trajtojmë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme të gjithë forcat politike. Gjatë periudhës zgjedhore, është e rëndësishme të sigurohet trajtimi i drejtë dhe i paanshëm i të gjitha forcave politike. Kjo përfshin garantimin e proceseve transparente dhe të drejta për të gjithë liderët politikë dhe zyrtarët lokalë, duke forcuar kështu institucionet demokratike. Siç kemi ngritur shqetësim për një sistem drejtësie efikas dhe të drejtë, është e nevojshme të adresojmë sfidat aktual Qytetarët përballen me pritje të gjata për vendime gjyqësore, me një mesatare prej 14.6 vitesh për çështjet civile dhe 10 vitesh për ato penale. Masa duhet të merren për të reduktuar stokun prej 139,000 dosjesh
Shqetësimi që sot ekziston për përfshirjen e kuvendit, opozitës dhe shoqërisë civile është qetësim real. Kam marrë kërkesa pafund për dokumentin e roadmap që nuk është konsultuar me shoqërinë civile. Do të përpiqem të hap një diskutim me shoqërinë civile për masat atje. Ne duhet të hapim një diskutim për këto 6 diskutime që po flitet në Luksemburg. Këto nuk mund të jenë debate të fshehura pasi nuk mund të lëmë të fshehur kërkesën e opozitës për qeveri teknike dhe për reformën zgjedhore apo për zgjedhjet.
Jam e sigurtë që ndodhemi 10 apo 12 vite pas dhe mendoj që do të ishin bërë gjërat shumë ndryshe nëse negociatat do të kishin nisur në 2013. Prandaj s’besoj të hapim shampanjën e 1 mijtë në vitin 2024 pasi kemi hapur shumë të tilla në këto dhjetë vite për një negociatë që nuk nisi atëherë kur qeveria e propagandoi.”