Hetimet mbi sulmin terrorist në Banjska vijojnë, ndërsa shtohen dyshimet se pas terroristëve qëndrojnë struktura të shtetit serb.
Analisti i sigurisë, Avni Islami përmes rrjetit social në rrjetin social ka publikuar një fotografi ku thotë se është dëshmi që Serbia është e përfshirë në këtë sulm.
Islami përmes këtij postimi ka shkruar: “Në këtë foto, shihet djali i Aleksandar Vuçiçit – Danilo Vuçiç së bashku me disa pjesëtar të grupit terrorist të Banjska. Foto është e vitit 2018. Këtu shihet që janë Marko Djukiç, Danijel Djukiç dhe Lazar Radenkoviç.
Fotografia është realizuar në “Bajova kula Beach Bar & Restaurant” në Mal të Zi.
Sqarim në foto 1,2 dhe 3:
1.Lazar Radenkovic
Danijel Djukic (njeri nga personat më të afërt të M. Radoicic). Marko Djukic (vëllau i Danijel Djukic, i cili gjithashtu kujdeset për sigurinë personale të familjes së M. Radoicic, respektivisht djalit të tij, Petar Radoicic)”, shkruhet në postim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co