Sport

Guardiola shfaqet i habitur pas suksesit ndaj Chelsea-t: Nuk e prisja ishte vetëm ndeshja e parë, por ky është një lajm i mirë

guardiola shfaqet i habitur pas suksesit ndaj chelsea t nuk e prisja ishte vetem ndeshja e pare por ky eshte nje lajm i mire
guardiola shfaqet i habitur pas suksesit ndaj chelsea t nuk e prisja ishte vetem ndeshja e pare por ky eshte nje lajm i mire

Manchester City i Pep Guardiolës e nis në mënyrën më të mirë sezonin e ri në Premier League. Armata e “Qytetarëve” nuk i zhgënjeu prishmëritë në sfidën hapëse të sezonit, pavarësisht se përballë kishin një skuadër jo të lehtë për t’u kaluar dhe aq më tepër në një stadium të zjarrtë si “Stamford Bridge”, që është një impiant i vështirë për këdo skuadër që e viziton

Por City tregoi edhe në këtë 90 minutësh se mbetet skuadra për t’u mundur në Angli. Sfida nisi mjaft mirë për ekipin e Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh me Erling Haaland në minutën e 18’. Në minutën e 45’ “Blutë” rikthyen baraspeshën, por goli i Jackson u anulua për një pozicion të parregullt.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar, me ekipin e Marescës që provoi disa herë, ku në një rast protestuan dhe për penallti, e cila nuk ishte e tillë për Anthony Taylor.
Në minutën e 84’ ishte ish-i Kovacic që ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një supergol dhe duke vulosur kështu fitoren për “Qytetarët”.
Kështu Manchester City bashkohet me skuadrat që arritën të merrnin tre pikë në javën e pare.

Në përfundim të ndeshjes tekniku spanjoll i City-t Pep Guardiola ishte i habitur me mënyrën e lojës së zhvilluar nga djemtë e tij në këtë ndeshje :Të jem i sinqertë me ju nuk e prisja, unë i di shumë mirë aftësitë e djemve të mi, por ishte ndeshja e parë dhe nuk kemi patur shumë ditë në dispozicion për t’u stërvitur të gjithë bashkë. Sezonin e shkuar nuk arritëm dot të fitonim në Stamford Bridge, ndaj mund të them se ky sukses është lajm i mirë. Lajmi i keq është se na duhet ende 65-70 ndeshje deri në fund të sezonit, përfundoi duke buzëqeshur tekniku i Cityt.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts