Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka mbërritur në kryeqytetin e Turkmenistanit, Ashgabat, të shtunën, për të vazhduar turneun e tij në vendet e Azisë Qendrore.
Guterres është pritur nga Kryetari i Këshillit Popullor të Turkmenistanit, Gurbanguly Berdymukhamedov.
Shefi i OKB-së pritet të takohet më vonë me presidentin, Serdar Berdymukhamedov.
Guterres do të vizitojë gjithashtu Qendrën Rajonale të OKB-së për Diplomaci në Azinë Qendrore dhe Zyrën e Përfaqësuesit të OKB-së gjatë udhëtimit.
Guterres deri tani ka vizituar Kazakistanin dhe Taxhikistanin si pjesë e turneut të tij në rajon, raporton “Associated Press
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co