Sport

Gwangju ndërron mendje, Asani qëndron deri në dhjetor 2025?

gwangju nderron mendje asani qendron deri ne dhjetor 2025
gwangju nderron mendje asani qendron deri ne dhjetor 2025

Guangju po mendon seriozisht rinovimin me Jasir Asanin. Klubi korean e shikon si një mundësi mjaft të mirë, aktivizimin e klauzolës, që bën të mundur zgjatjen e bashkëpunimit me lojtarin kuqezi, deri në dhjetorin e vitit 2025.

Pas një periudhe të gjatë pa luajtur, Asani u rikthye në fushë  në Kupë para pak ditësh, ku kontribuoi për 75 minuta. Nëse Guangju ishte dakord për largimit e futbollistit, tani duket se ka bërë prapakthehu, duke mos e konsideruar shitjen e tij si diçka të domosdoshme.

Në fakt, prej kohësh, ka patur interesim nga skuadra të ndryshme, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të hyrë në bisedime. Në Turqi dhe Arabi Saudite nuk mungojnë sondazhet, ndërsa në Spanjë e shikojnë si një përforcim të mundshëm.

Me lëvizjen e fundit, akordi me Guangju për 29-vjeçarin komplikohet deri diku, por nëse një ekip dëshiron Asanin, me siguri se tani duhet të mendojë të ofrojë më shumë para.  Anësori kuqezi në sezonin e parë luajti 33 ndeshje, teksa realizoi 7 gola dhe dhuroi 3 asiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts